English

Estonia vendi i shtatëmbëdhjetë në eurozonë, në 1 janar monedha hyn në fuqi

E premte, 31 dhjetor,NOA- Dita e parë e vitit të ri, shënon për Estoninë fillimin e përdorimit të monedhës së përbashkët europiane.

Sondazhet paraprake sugjerojnë se gjysma e popullsisë e mbështet adoptimin e euros, pavarësisht nga problemet me të cilat po përballet monedha për shkak të krizës financiare.

Estonia bëhet anëtari i 17-të i eurozonës, pas gjashtë vitesh anëtarësimi në BE.

Monedha vendase kroon, e cila hyri në fuqi pas pavarësisë së Estonisë nga Bashkimi Sovjetik, në vitin ‘92.

“Jam i mrekulluar që Estonia i bashkohet euros. Ky padyshim është lajm i mirë për banorët e Estonisë, për bizneset e saj dhe për perspektivën e zhvillimit të saj’, tha Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso në mesazhin e tij.

a.y/NOA
KOMENTE