English

Festat, dietologët japin këshilla si të mbani trupin në formë

Romë, 31 Dhjetor, NOA- Giovanna Cecchetto, presidente e Andid (l'Associazione nazionale dietisti) ofron disa këshilla të vogla dhe të dobishme për të mbajtur trupin në formë në këto ditë feste:

* Mos të shkoni të uritur, në darkë apo festime të tjera

* Respektoni sinjalin e ngopjes që jep trupi juaj

* Shmangni bukën

* Evitoni pirjen e ekzagjeruar të verës.

* Evitoni nga pjata juaj salcat me shumë yndyrë

* Vendosni në pjatat tuaja porcione të vogla të gatimeve që keni përgatitur

* Preferoni perimet dhe zarzavatet


* Nëse jeni duke festuar në shtëpi, shërbejeni ushqimin në proporcion me numri e të ftuarve dhe pjesën e mbetur largojeni.

* Mos bini pre e ushqimeve me shumë sheqer dhe të pasura në yndyrna (ëmbëlsirat, frutat e thata etj)

* Gjatë kohës së lirë, lëvizni pak, veçanërisht nëse keni mundësi të bëni shëtitje.

a.e/NOA

KOMENTE