English

Gyl përjashton futjen e gjuhës kurde si gjuhë zyrtare

Diarbakirit (Turqi), 31 dhjetor, NOA - Presidenti turk Abdullah Gyl bëri thirrje dje për rritjen e standardeve demokratike, në mënyrë që të tejkalohen ndasitë etnike në vend. Duke folur në qytetin jug-lindor të Diarbakirit, Gyl përjashtoi përdorimin zyrtar të gjuhës kurde.

Vizita dy-ditëshe e Gylit vjen në mes të debatit të nxehtë në Turqi për të drejtat e kurdëve.

Kurdët vlerësohet se përbëjnë 20 për qind të popullsisë së Turqisë, por për një kohë të gjatë janë ballafaquar me diskriminim dhe kufizim të gjuhës dhe shprehjes së tyre kulturore.

NOA/RFE

KOMENTE