English

Itali, Murinjo shpallet njeriu më i dashur për 2010-ën

E premte, 31 dhjetor, NOA- Jose Mourinjo është shpallur i preferuar i italianëve për vitin 2010.

Trajneri portugez kryeson listën, duke u zgjedhur “Njeriu i Vitit” nga gazeta sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, me 374 pikë.

Në vendin e dytë u shpall tenisti spanjoll Rafael Nadal, me 371 pikë, ndërsa vendin e tretë e ka zënë kampioni i Botës në Formula 1, piloti gjerman i Red Bull, Sebastian Vettel.

Ndonëse me tre pikë diferencë nga vendi i dytë, Murinjo ka rrëmbyer zemrat e italianëve.

a.y/NOA
KOMENTE