English

Këshillat fatsjellëse për natën e ndërrimit të viteve, ja si pritet viti i ri

E premte, 31 dhjetor, NOA- Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht i orëve që na ndajnë nga viti i ri, të gjithë njerëzit janë mbledhur rreth njerëzve të tyre të afërt për të trokitur gotat, me urimin për një vit të mbarë.

Të gjithë kanë bestytnitë e tyre lidhur me natën dhe momentin e kapërcimit të viteve.

Rite, besime, dëshira, veprime e një sërë traditash vazhdojnë të ruhen dhe të vihen në jetë sa herë që troket fundi i vitit.

Puthja në momentin që ora shënon 00.00 cilësohet si siguri dhe konfirmim i bekimit të miqësisë dhe të afërsisë me personin që shkëmben puthjen.

Në traditën e popujve gati të të gjithë botës fëmijët e lindur më 1 janar konsiderohen si fëmijë më fatlum në botë, madje edhe mediat në vendin tonë transmetojnë pikërisht fëmijën e parë të lindur për vitin e ri, gjininë dhe emrin në rast se i është vendosur.

Njeriu i parë i cili do të hyj në shtëpi pas mesnate, besohej se, ai gjatë tërë vitit pasues do të jetë një person fatsjellës, jo vetëm kaq por në disa raste zgjidhet edhe personi i cili do të bëj këmbë i pari për vitin e ri.

Portofolat në momentin e ndërrimit të viteve duhet të jenë të mbushur me monedha, sepse kështu besohet se viti që vjen do të sjell bollëk dhe pasuri.

Një tjetër bestytni është edhe fakti se nëse duam që viti i ardhshëm të jetë i lumtur dhe me fat, atë në asnjë mënyrë nuk duhet ta presim me borxhe.

Pavarësisht se tingëllojnë më tepër si dëshira, pjesa më e madhe e njerëzve i vënë në jetë këto tradita të mbledhura në vite, duke uruar që tu plotësohet çdo dëshirë dhe ambicie e tyre.

a.y/NOA
KOMENTE