Librazhd, 31 dhjetor, NOA – Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Skrok të komunës Qukës në rrethin e Librazhdit. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se një burrë ka vrarë gruan e tij.
Sipas të dhënave të para që ka policia, mendohet se burri e ka mbytur bashkëshorten e tij me duar, duke i shkaktuar vdekjen. Dyshohet se shkak për vrasjen makabre në festat e fundi vitit ka qenë xhelozia.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se emri i gruas së vrarë është Emrie Bela, 32 vjeç. Autori i vrasjes makabre është Alfred Belba 37-vjeç. Bashkëshorti ka qenë emigrant në Greqi dhe kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer për të festuar së bashku me familjen ndërrimin e viteve.
a.k/NOA (vijon...)