Librazhd, 31 dhjetor, NOA Update – Një natë përpara ditës së ndërrimit të viteve shënohet një tjetër krim i rëndë në familjen shqiptare, dhe rishtas viktimë mbeti gruaja, e mbytur në shtrat nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së të enjtes një një familje në fshatin Skrop të komunës Qukës në rrethin e Librazhdit.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se 37 vjeçari Alfred Belba i sapokthyer nga Greqia për të kaluar festat e fundvitit në familje ka mbytur në shtrat bashkëshorten e tij, Emrie Belba 31 vjeçare, me të cilën kishte edhe një fëmijë.
Por, ndërkohë që vdekja e nuses së familjes Belba u lajmëruar ndaj të gdhirë, familja belba deklaroi se vdekja e Emries kishte ardhur nga shkaqe natyrore, duke fshehur në dritën e dielli krimin e bërë një natë më parë.
Policia pasi ka dëgjuar dëshmitë e familjarëve ka bërë ekspetrizën mjeko-ligjore të trupit të të ndjerës, e cila hodhi poshtë pretendimet e familjarëve Belba, duke dalë në përfundimin se Emrie Belba është mbytur.
Gjatë marrjes në pyetje policia ka dalë në konkluzion se ka qenë bashkëshorti Alfred Belba që ka mbytur bashkëshorten e tij në mesnatë në shtrat, një krim i cili dyshohet të ketë ndodhur rishtas për arsye xhelozie, një fakt i njohur ky në zona të ndryshme të vendit, kur burrat që punojnë e jetojnë jashtë ndihen xhelozë për bashkëshortet e tyre që kanë lënë në Shqipëri.
Policia bën të ditur se bashkë me bashkëshortin Alfred Belba është arrestuar edhe e ëma e tij, apo vjehrra e nuses, 67 vjeçarja Tixhe Belba, që dyshohet se e ka ndihmuar të birin në kryerjen e krimit të rëndë.
Policia po ndjek hetimin e këtij krimi të rëndë duke vënë në pranga nënë e bir, Tixhe e Alfred Belba, të cilët në bashkëpunim vranë me mjete rrethanore nusen, Emrie Belba, për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi ndërkohë, kur në mbledhjen e fundit të qeverisë për vitin 2010, kryeministri Sali Berisha kërkoi dënim maksimal me burg përjetë për bashkëshortët që vrasin gratë....
mit/NOA