English

Lituania merr kryesimin e OSBE

Vjenë, 31 dhjetor, NOA - Lituania nga 1 janari merr, për një vit, kryesimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim evropian (OSBE) nga Kazakistani, që ka arritur, pas më shumë se një dekadë, të mbajë samitin e këtij institucioni.

Kjo është hera e parë që një shtet baltik merr kryesimin e OSBE-së, dhe si Kazakistani, Lituania është ish-republikë e Bashkimit Sovjetik.

Lituania midis prioriteteve të saj ka vendosur zgjidhjen e konflikteve të ngrira, njoftojnë agjencitë.

Pas Lituanisë, kryesimin e OSBE-së, që ka 56 anëtarë, e merr Irlanda, ndërsa në vitin 2013 Ukraina. Prandaj, ekspertët frikësohen se kjo organizatë nuk do të arrijë të përparojë, veçanërisht pasi Irlanda është e zënë me krizën ekonomike, ndërsa Ukraina nuk shërben si një model demokratik.

NOA

KOMENTE