Berlin, 31 dhjetor, NOA - Kancelarja gjermane Angela Merkel e konsideron të tejkaluar krizën ekonomike në Gjermani. Si asnjë vend tjetër Gjermania ka arritur të menaxhojë krizën, tha Merkel në fjalimin e saj drejtuar kombit me rastin e Vitit të Ri.
Bile vendi ka dalë i forcuar nga kriza. Në Gjermaninë e bashkuar asnjëherë njerëzit nuk kanë pasur më shumë punë se sa sot. Por Gjermania duhet të vazhdojë të dëshmojë edhe më tej fuqinë e saj, paralajmëroi politikanja e Unionit Kristiandemokrat (CDU).
Evropa aktualisht ndodhet "në mes të një prove vendimtare". Euro duhet të forcohet. Evropa e bashkuar është "garant për paqen dhe lirinë" ndërsa euro "baza e mirëqenies sonë".
Kancelarja nderoi edhe ushtarët në misionin e Afganistanit dhe pjesëtarët e tyre të familjeve. Ata përjetuan gjatë këtij viti vdekjen e nëntë shokëve të tyre.
NOA/DV