SHBA, 1 Janar NOA - Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare Geraldine Hoff Doyle Hoff, një punëtore fabrike në Michigan që frymëzoi shpalljen e “Rosie Riveteer”, e cila me shallin e saj mbi kokë, inkurajonte gratë që nëpërmjet punës të mbështetnin përpjekjet e luftës.
Është pikërisht një fotografi në të cilën ajo është në moshën 17-vjeçare, që është përdorur pa dijeninë e saj nga Komiteti i koordinimit të prodhimit të luftës në Amerikë, në të cilën ndodhej parulla e famshme: “We Can Do It ! (Ne mund t’ia dalim !), e cila u bë një simbol i kulturës pop në barazinë e femrave. Geraldine nuk ishte në dijeni të këtij fakti deri në vitin 1984, ku vetëm atëherë fotoja e saj u publikua në një nga faqet e revistave.
r.b/NOA