English

Ndalohet videoja seksi e Pamela Anderson në Kinë

Hong Kong, 31 dhjetor, NOA – Një video seksi e Pamela Anderson është ndaluar të shfaqet në aeroportet dhe në mediat e Hong Kongut. Sipas autoriteteve, pamjet e filmimit janë konsideruar shumë të veçanta dhe me përmbajtje të forta erotike.

Filmimi reklamues bënë fjalë për kontrollin që u bëhet pasagjerëve në aeroporte, në emër të mbrojtjes së kafshëve.

Në video, Anderson është gjysmë e zhveshur dhe punon në sportelin e kontrollit të pasagjerëve. Ajo lejon kalimin e pasagjerëve dhe kontrollon për veshje lëkure kafshësh.

Anderson në filmin ndalon një burrë që mban një rrip lëkure dhe ja heq atë në një mënyrë provokuese.

Ndërkohë që në skena shfaqen edhe disa çifte gjysëm nudo për shkak të veshjeve që kanë pasur dhe kontrollit që u bëhet.

Drejtuesit e kompanive ajrore për Azinë thënë se u kanë shkaktuar shumë telashe kontrolli i pasagjerëve me skaner pamor. Ndërsa publikimi i filmimeve mund të jap ide të gabuara te njerëzit.

Në fakt videoja është për mbrojtjen e kafshëve dhe nuk mund të ngatërrohet me kontrollin e pasagjerëve. Por sipas disa kritikëve, mbase mosha 40 vjeçare e Anderson mund të jetë një nga arsyet që ka ndalur filmin, pasi në aeroporte ka dhe video më pikante.

a.k/NOA.

KOMENTE