English

Obama: Al-Kaida, nën presion më të madh nga forcat aleate

Uashington, 31 dhjetor 2010 - Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se zyrtarë të lartë të grupit ekstremist Al-Kaida janë nën “presion më të madh” nga forcat aleate, të udhëhequra nga SHBA-të.

Obama bëri këto komente në një deklaratë, që shënon përvjetorin e parë të sulmit në një bazë amerikane në Afganistan, që pat lënë të vrarë 7 punonjës të CIA-s.

Obama tha se 7 punonjësit e CIA-s treguan kuptimin e vërtetë të nderit dhe të sakrificës vetëmohuese. Punonjësit e CIA-s qenë vrarë një vit më parë në një bazë amerikane në provincën jug-lindore të Kostit nga një sulmues vetëvrasës, për të cilin më vonë zyrtarët thanë se ishte agjent jordanez i dyfishtë.

a.k/NOA/CNN

KOMENTE