Tiranë, 31 Dhjetor 2010 NOA – Dita e fundit e vitit 2010 do të jetë me mot të kthjellët pasi masat ajrore te thata e te ftohta te cilat qarkullojnë nga verilindja e kontinentit kane perfshire te gjithe rajonin e Mesdheut si edhe vendin tone.
Qe ne oret e para te mëngjesit moti i kthjellet do te dominojne ne te gjithe vendin.
Por temperaturat do te jene te ulta SIDOMOS ne zonat malore ku vlera minimale do te shkoje deri ne – 6 grade Celsius.
Qytetet me te ftohta do te jene Korca, Erseka, Bilishti si edhe qytetet veriore: Bajram Curri, Puka, Kukesi, Peshkopia. Edhe ne kryeqytet do te ndihet i ftohti qe ne mengjes.
Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Kukës -4 dhe në Korçë, -5 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Sarandë, 15 gradë Celsius.
Prishtina do të arrijë temperaturën -6 gradë Celsius kurse në Evropë, Berlini do të arrijë deri në -10 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë sërish në Athinë, 18 gradë Celsius.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Edhe pasditja do te vijoje me kthjellime ne te gjithe vendin duke perjashtuar kalime vranesirash te lehta ne zonat malore Verilindore – Juglindore.
Ne kushtet e stabilitetit atmosferik do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin pasardhës të datës 1 Janar 2011.
Temperaturat ajrit ne vlerat e mengjesit do te pesojne 2 grade rritje por mesdita do te ruaje vlera konstante te temperaturave ne te gjithe shqiperine.
Era do të fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim kryesisht Lindor duke bere qe dallgezimi ne Adriatik dhe Jon do te jete i ulet.
Europa
Nje qender me presion te ulet atmosferik do te vendoset ne Europen verilindore shoqeruar nga fronte te ftohta atmosferike duke bere qe vranesirat dhe reshjet e shiut e debores te jene me intensitet te larta.
Problematike situata paraqitet ne vendet Balltike dhe ishujt Britanike ku reshjet e shiut dhe te debores do te bien gjate gjithe dites.
Po ashtu vranesira dhe reshje shiu e debore do te kete ne jugperendim te Europes por intensiteti i tyre do te jete i dobet.
Stuhite e forta te eres do te perfshijne Portugaline dhe Spanjen ndersa pjesa me e madhe e kontinentit do te dominohet nga moti i kthjellet.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Norvegjia alarmon per debore te dendur dhe temperatura te ulta;
Kroacia dhe Italia rrezikohet nga temperatura te ulta.
Portugalia dhe Spanja rrezikojnë stuhi ere dhe dallge te larta.
e.r/NOA