English

Përmbytje e madhe në Australi

Australi, 31 dhjetor, NOA - Zyrtarët në Australi thanë se vërshimet në veri-lindje të vendit kanë mbuluar një zonë të madhe sa Franca dhe Gjermania së bashku.

Zyrtarët thanë se vërshimi më i keq në Australi në 50 vjetët e fundit ka përmbytur ose izoluar 22 qytete dhe ka prekur më shumë se 200 mijë njerëz.

Vërshimi ka çuar në mbylljen e portit më të madh të eksportit të sheqerit dhe ka mbyllur minierat e qymyrit në shtetin Kuinsland.

a.k/NOA

KOMENTE