English

Policët spanjollë dënohen për torturat ndaj aktivistëve të ETA

Madrid, 31 dhjetor, NOA - Katër pjesëtarë të policisë spanjolle “Guardia Civil” janë dënuar me heqje lirie prej dy deri në katër vjet e gjysëm për shkak të torturave të kryera ndaj aktivistëve të ETA-s.

Gjykata konsideroi se ka dëshmi të mjaftueshme që policët kanë rrahur dy aktivistë të Organizatës Ilegale Baske ETA, i kanë zhytur disa herë në një lumë dhe i kanë kërcënuar ata me vdekje.

11 nëpunës të tjerë janë liruar nga akuzat. Dy pjestarët e ETA-s ishin arrestuar në vitin 2008 nën dyshimet për sulmin me bombë në aeroportin e Madridit. Si pasojë e atentatit në vitin 2006 jetën patën humbur dy njerëz dhe ishin plagosur 41 të tjerë.

NOA/DV

KOMENTE