English

Prejardhja e Vitit të Ri në Europë

E premte 31 dhjetor, NOA-Viti i Ri në Evropë, e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetëve.

Në vitin 274, perandori romak pagan, Aurelian, e shpalli ditën e 25 dhjetorit: Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit të Pamposhtur).

Kjo festë kremtohej në gjithë Perandorinë Romake pagane, e cila e ka prejardhjen nga hynia pagan i iranianëve të lashtë, i cili quhej Mithra.

Mithra, prej të cilit lindi religjioni: Mithraizmi, ishte hynia pagan iranian i dritës, që besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festë pagane kremtohej një javë, prej 25 dhjetorit deri më 1 janar.

Kurse 1 Janari kremtohej për nder të hyjnisë Janus, hyniu i dyerve dhe hyrjeve, prej të cilit ka prejardhjen emri i muajit të parë të vitit-Janari, që është dera, hyrja në Vitin e Ri!

a.y/NOA
KOMENTE