E premte, 31 dhjetor, NOA - Tetë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shpërthimit të disa raketave amerikane.
Këto raketa goditën një grup militantësh që po udhëtonin në zonën e quajtur Ghulam Khan, pranë kufirit me Afganistanin.
Ky lajm u bë i ditur nga shërbimet inteligjente të Pakistanit të cilat informuan gjatë drekës se disa raketa amerikane të saposhpërthyera kanë vrarë të paktën tetë militantë në veriperëndimin e Pakistanit.
Ky lajm u bë publik në mënyrë anonime pasi punonjësit e shërbimeve inteligjente të Pakistanit deklaruan se ata nuk ishin autorizuar për publikimin e këtij lajmi.
a.y/NOA