SHBA, 30 Dhjetor, NOA- Donna Simpson është 43 vjeçe dhe ka një ëndërr: të bëhet gruaja dhe nëna më e shëndoshë në botë.
Lindur dhe rritur në Mogadore, Ohio, Simpson para 9 vjetësh peshonte 83 kile. Këtë Krishtlindje gruaja dhe nëna e dy fëmijëve, ka përgatitur një drekë prej 30.000 kalorish. Menya, siç thuhet nga mediat vendase ishte: 12 kg gjeldeti, 7 kg patate, pesë bukë 2 kilogramshme, më pak se 2 litra lëng mishi dhe salcë boronice si dhe 10 kilogram perime.
Simpson, e cila ulet në një karrige të përforcuar me hekur për shkak të peshës së saj të madhe, i hëngri të gjitha për dy orë.
Gruaja peshon rreth 300 kilogram. Wikipedia ka një faqe që dokumenton historinë dhe qëllimin e saj për të hyrë në Librin Gines të Rekordeve si "gruaja më e shëndoshë në botë".
Një titull, ndërkohë, ajo e ka fituar tashmë: "Mamaja më e shëndoshë në botë". Në vitin 2007, në kohën e lindjes së vajzës së saj të dytë, Jacqueline, Donna Simpson peshonte rreth 241 kilogram.
a.e./NOA