E premte, 31 dhjetor, NOA- Një studim i kryer nga gazeta e përdithshme “Pravda” në Rusi, tregon se dollari do të rifitojë fuqishëm terren në raport me euron.
“Dollari do të përshtatet më mirë se çdo monedhë në kushtet e ekonomisë ndërkombëtare në vitin e ardhshëm”, deklaroi ish-drejtuesi i Bankës së Rusisë, Alexander Kuptsikevich.
Ndërsa euro, sipas ekspertit financiar rus sheh kohë të vështira përpara: “Pas ndihmës që iu dha Greqisë e Irlandës, një tjetër ndihmë e ngjashme ndaj Portugalisë dhe Spanjës do ta godiste rëndë dinamizmin e ekonomisë dhe likuiditetet brenda eurozonës. Ulja e shpenzimeve në shërbime dhe ritmet e ngadalta të rritjes ekonomike sjellin shumë presione inflacioniste mbi euron”.
GDP e të gjithë botës së bashku u rrit me 4,7%, por një pjesë e mirë e kësaj është meritë e rritjes së ekonomisë kineze dhe vendeve në zhvillim.