English

Thaçi mendon Edita Tahirin për presidente

Prishtinë, 31 dhjetor, NOA- Kreu i PDK-së Hashim Thaçi tashmë është duke bërë llogaritë për mënyrën e organizimit të qeverisë, por edhe atë të presidentit.

Burime nga PDK, deklarojnë jo publikisht, se Thaçi po llogarit seriozisht që kandidate për presidente të Kosovës të jetë Edita Tahiri, lidere e ADK-së, e cila bashkë me partinë e vet është në koalicion me PDK-në.

Kjo llogaritje vjen pasi AAK-ja ka çuar sinjale të sigurta se nuk do të futet në koalicion dhe pasi kanë dalë në shesh rezultatet e votimeve për AKR-në, dhe pasi është parë se kjo parti dhe lideri i saj, Behxhet Pacolli, kanë marrë fare pak vota.

(INA)/NOA
KOMENTE