English

Urgjent – Ministri i Drejtësisë firmos urdhrin për të ekstraduar Prudentinon

Tiranë, 31 Dhjetor 2010 NOA - Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani, sapo ka nënshkruar urdhrin për ekzekutimin e ekstradimit të shtetasit të kërkuar nga drejtësia italiane, Albino Prudentino.

Në konfirmimin që i dha agjencisë NOA, ministri Nishani sqaroi se “ekstradimi është lënë të realizohet brenda datës 12 janar 2011”.

Ministri pohoi se pasi ka firmosur urdhrin, tani autoritetet shqiptare janë në pritje të përgjigjes së autoriteteve italiane për të realizuar ekstradimin konform procedurave rutinë.

e.r/NOA

KOMENTE