English

Vetëhelmohet çifti nga Durrësi, kuroheshin për probleme psiqike

Durrës, 31 dhjetor, NOA-Mbrëmjen e djeshme një çift i ri nga Durrësi është dërguar në spital si pasojë e helmimit.

33 vjeçari me iniciale E.K. banues në Durrës i divorcuar dhe 26 vjeçarja, L.D. beqare, banuese po në këtë rreth, kanë ngelur të helmuar.

Të dy këta persona, kishin rreth tre muaj që bashkëjetonin në një banesë në qytetin e Durrësit, në kushte tepër të vështira ekonomike.

Burime zyrtare konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, se të dy të helmuarit prej disa muajsh merrnin mjekim për sëmundje psikike, çka mendohet se është edhe shkaku i këtij helmimi.

Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore, në banesën e tyre u gjetën dy tableta te dyshuara si lëndë helmuese të llojit fostoksinë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera mendohet se kemi të bëjmë me një vetëhelmim.

Sipas po të njëjtave burime, mësohet se të dy shtetasit në fjalë ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Rreth kësaj ngjarjeje policia ka nisur hetimet për të zbardhur situatën.

a.y/NOA
KOMENTE