English

Zelanda e Re dhe Australia presin të parat 2011-ën nën spektaklin e fishekzjarrëve

Zelandë e Re, Australi, 31 dhjetor, NOA – Okland dhe Sidnei kryeqytetet e Zelandës së Re dhe Australisë ishin të parat që pritën ardhjen e Vitit të Ri nën ekstravagancën e fishekjarreve dhe festime marramendëse të ndjekura nga mijëra turistë. Mijëra turistë ishin dyndur në rrugët e Zelandës së Re, vendi i parë ku u shënuar me festime mbërritja e Vitit të Ri.

Ndërsa në Sidnei të Australisë turmat prej mijëra turistësh u dyndën nëpër pikat më të larta të kryeqytetit australian për të parë sa më afër spektaklin e fishekjarreve që mori jetë në mënyrë tradicionale në urën Harbor të gjirit të Sidneit, duke zgjatur për plot 13 minuta pa u ndalur.

Agjencitë ndërkombëtare të lajmeve informojnë se rreth 1.5 milionë njerëz dolën me batanije dhe pajisje kampingu në Sidney për t’iu ruajtur diellit të nxhetë australian por edhe për të shijuar spektaklin marramendës të fishekzjarrëve i cili u shfaq në orën 15.00 apo me orën lokale në 04.00.

Madje turmat e turistëve kishin mbërritur prej 12 orësh në pikat më strategjike për të zënë vend përpara nisjes së ceremonisë së festimeve për Vitin e ri, raporton agjencia franceze AFP.

“Ne e dimë si ta festojmë Vitin e Ri edhe në shtëpi, por nën spektaklin e fishekzjarrëve të Sidneit, Viti i Ri pritet më bukur se gjithkund tjetër”, do të shprehej një turist nga Brazili.

Festime për Vitin e Ri janë planifikuar edhe në Evropë, duke përfshirë edhe festimet me muzikë e fishekzjarre në Londër.

Deri në një milion njerëz pritet të marrin pjesë në festimet e famshme për Vitin e Ri në Times Square.

Këtë vit u shënua për herë të parë festimi i Vitit të Ri në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Edhe në Taipei, kryeqytetin e Tajvanit, fishekzjarret pritet të formojnë një dragua si spirale që do të ndriçojë mbi rrokaqiejt e ishullit aziatik gjatë ndërrimit të viteve.

Në Birmani, qeveria ushtarake ka ndaluar të gjithë fishekzjarret duke deklaruar se në rast të përdorimit të tyre do të ndërmerren ndëshkime.

Edhe ishulli i vogël Kiribati në Paqësor mirëpriti Vitin e Ri ishte i pari për të mirëpritur në 2011 në orën 10.00 me orën lokale.

mit/NOA
KOMENTE