English

BE: Hungaria merr presidencën e radhës

Budapest, 1 Janar 2011 – Nga dita e sotme, kryesuese e Bashkimit Evropian zyrtarisht bëhet Hungaria. Kjo po bëhet në periudhën e kundërthënieve të shkaktuara nga Ligji i ri për ashpërsimin e kontrollit ndaj mediave në Hungari.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë kritikuar këtë ligj. Gjatë presidencës gjashtëmujore, poashtu, është thënë se do të fillojnë bisedimet për buxhetin e BE-s, në periudhën 2014 – 2020, që do të shkaktojë mospajtime ndërmjet Britanisë, Gjermanisë e Francës, nga njëra anë, dhe vendeve anëtare nga Evropa Qendrore dhe Lindore, komenton radio Free Europe.

KOMENTE