English

Big Brother, ikën nga shtëpia edhe Vladimiri

Big Brother, ikin nga shtëpia edhe Fatjona e Imelda, votohet Marieli si më i preferuari

Tiranë, 1 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Ikën nga shtëpia e Big Brother edhe Vladimiri. Ai është banori i tretë që lë shtëpinë e famshme. I njohur edhe me nofkën Konte, Vladimiri ka marrë 1.1 për qind të votave në opsionin e preferencës nga banorët e shtëpisë së Big Brother.

Vladimiri hyri javën e shkuar në shtëpi bashkë me Olgerin (i shihni në foto).

I preferuari i publikut në televotimin e sotëm ka dalë Marieli kurse banorja e dytë që la shtëpinë, ishte Fatjona e cila kishte marrë rreth 0.8 për qind të votave në opsionin kush është më i preferuari i teleshikuesve.

Mbrëmja e dytë e spektaklit Big Brother Albania, edicioni i katërt, nisi me largimin nga shtëpia të një prej 15 banorëve. Imelda e cila javën e shkuar i shpëtoi provës së çelësit sot ka dalë përfundimisht nga shtëpia.

Ndërkohë prezantuesja e programit, ka paralajmëruar se edhe tre të tjerë do të largohen deri në fund të show sot që pritet të vazhdojë një orë pas mesnate.

Kurse gjashtë banorë të rinj janë aktualisht në pritje për t’u futur në shtëpi. Ata ndodhen që prej natës së ndërrimit të viteve në atë që quhet dhoma e surprizave dhe sonte pritët të futen në shtëpi ku ndodhen 14 banorët e mbetur.

Albana, prezantuesja e programit, tha se këta gjashtë banorë të rinj do të qëndrojnë atje një javë.

Pjesa e parë e kësaj mbrëmjeje, ka pasur dy momente të rëndësishme, e para, konflikti i nisur mes Hënesit dhe një djali tjetër duke mos kursyer fjalët e pista dhe kërcënimet publikisht mes tyre.

Moment tjetër i rëndësishëm është nisja e votimit nga teleshikuesit për të preferuarin e tyre. prezantuesja tha se tre më pak të votuarit do të dalin nga shtëpia pas mesnate.

Gjithsesi transparenca këtu mungon pasi nuk jepet asnjë detaj se sa vota ka për secilin dhe nga vijnë këto vota si hartë gjeografike.

Vijon...

Ndiqni çfarë ndodhi natën e parë

KOMENTE