English

Brajëni është fëmija i parë i lindur më 2011 në Shqipëri

Tiranë, 1 Janar 2011 NOA – Brajëni është djali që u lind në maternitetin e qendrës spitalore të qytetit Elbasan pak pasi kishte hyrë viti i ri 2011.

Prindërit e vogëlushit, Besmira dhe Genc Muça, pohojnë se janë emgrantë dhe ata jetojnë në Greqi.

Besmira solli në jetë një djalë me lindje pa probleme. Ai peshoi 3.4 kilogramë dhe është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Kurse në Tiranë është lindur vajza e parë e këtij viti. Ajo është Noemi dhe erdhi në këtë botë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Ndërkohë sot në minutat e para të vitit të ri 2011 në Tiranë erdhën në jetë tre fëmijë, në të dy maternitetet, ai “Mbretëresha Geraldinë” dhe te “Koço Glozheni”.

e.r/NOA

KOMENTE