Prizren, 1 Janar 2011 NOA – Viti i Ri nuk është pritur me gëzim për disa njerëz dhe dy prej tyre e kanë përjetuar kaq keq sa e vetmja dëshirë që kanë pasur ka qenë t’i jepnin fund jetës dhe për këtë, kanë bërë gjithë ç’u erdhi në mend se mund të funksiononte.
Në qytetin e Prizrenit, në orën 04.45 të mëngjesit, një vajzë shqiptare ka tentuar të vetëvritet duke përdorur medikamente të tepruara të llojit "Asentra" 50 mg.
Viktima është dërguar në përkujdesje mjekësore në spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve, aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.
Por fill pas saj, një tjetër e re shqiptare, po nga Prizreni, përfundoi në gjendje kritike për jetën në spitalin e këtij qyteti, i thanë korrespondentit të agjencisë NOA, burime zyrtare nga Policia e Kosovës.
Ata pohuan se ka qenë një tjetër vajzë e cila ka tentuar të vetëvritet duke përdorur medikamente të tepruara. Pasi është dërguar në trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit ajo është jashtë rrezikut për jetën.
a.b/e.r/NOA