Estoni, 1 Janar 2011 - Estonia është vendi i
17-të në Bashkimin Evropian, që zyrtarisht e ka filluar përdorimin e euros. Në
mesnatë, shtetasit e këtij vendi të vogël baltik, e kanë filluar shkëmbimin e
krunës së vjetër me euro.
Kështu, Estonia iu bashkua vendeve të eurozonës, që në këtë periudhë ballafaqohen me probleme, të cilat janë shkaktuar nga borxhet, e veçanërisht në Greqi, Spanjë, Portugali dhe Irlandë.
Jashtë BE, është Kosova ajo e cila jo vetëm nga shkurti 2008 kur u shpall Republikë por që në vitin 2001 kur hyri euro në BE, e shpalli atë monedhën zyrtare.
Sakaq, nga dita e sotme, kryesuese e Bashkimit
Evropian zyrtarisht bëhet Hungaria. Kjo po bëhet në periudhën e kundërthënieve
të shkaktuara nga Ligji i ri për ashpërsimin e kontrollit ndaj mediave në
Hungari.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian e kanë kritikuar këtë ligj. Gjatë
presidencës gjashtëmujore, poashtu, është thënë se do të fillojnë bisedimet për
buxhetin e BE-s, në periudhën 2014 – 2020.
Radio Free Europe komentonte sot se këto bisedime do të shkaktojnë mospajtime ndërmjet Britanisë, Gjermanisë e Francës, nga njëra anë, dhe vendeve anëtare nga Evropa Qendrore dhe Lindore.