Gjakovë, 1 Janar 2011 NOA – Mbrëmja festive e Vitit të Ri 2011, përveç shumë njerëzve që i ishin bashkuar tryezës familje për t’iu gëzuar natës së shënuar të ndërrimit të viteve, kishte tek tuk edhe ndonjë që e priste jo si ata, por duke u përpjekur të nxjerrë ndonjë lek me mënyrën e tij.
Kështu ka ndodhur në rrugën Marin Barleti në qytetin e Gjakovës ku në prag të ndërrimit të viteve, ka ndodhur grabitje e armatosur.
Korrespondenti i agjencisë NOA citon burime zyrtare nga Policia e Kosovës që pranuan se kishin marrë denoncim mbi ngjarjen.
Ishte një punëtor shqiptar i Kosovës, në lokalin e lojërave te fatit Apex Viena ai që ka njoftuar se një i dyshuar i maskuar dhe me revole ka grabitur rreth 990 euro dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Policia tha se në këtë ngjarje nuk pati të lënduar. Kurse kërkimet e shpejta kanë konkluduar sot me arrestimin e një të riu gjithashtu shqiptar që shihet si i vetmi i dyshuar i grabitjes së armatosur.
a.b/e.r/NOA