English

Një shtetas serb gjendet i vdekur në rrugë

Mitrovicë, 1 Janar 2011 NOA – Një shtetas serb u gjet i vdekur në një nga rrugët e qytetit të Mitrovicës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Konfirmohet se familja nuk ka pasur pretendime dyshuese për humbjen e njeriut të tyre.

Ngjarja ndodhi në rrugën Lole Ribar në qytetin e Mitrovicës kur në orën 11 të paradites, nga kalimtarë të rastësishëm është gjetur pa shenja jete një mashkull.

Policia e kërkuar për ndihmë nga kalimtarët, me të mbërritur identifikoi trupin e të ndjerit dhe tha se ai ishte një shtetas serb i zonës ku u gjet i pajetë.

Ndërkohë, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë iu është dorëzuar familjarëve.

a.b/NOA

KOMENTE