English

Obama: Gjatë vitit 2011 të ripërtërihet ekonomia

Uashington, 1 Janar 2011 - Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka shpallur qëllimin e tij për Vitin e Ri 2011, e ky është ripërtëritja e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.

Në fjalimin e tij javor, zoti Obama ka premtuar se do të bëjë çdo gjë të mundshme për “rritjen e ekonomisë sonë, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e klasës sonë të mesme”.

Papunësia gati 10% dhe pakënaqësia lidhur me politikat ekonomike të zotit Obama, e kishin ndihmuar fitoren e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit për Kongres, në muajin nëntor.

Tashmë republikanët do të kenë shumicën në Dhomën Përfaqësuese, ndërsa demokratët në Senat, evidenton radio Free Europe.

Presidenti Obama u ka bërë thirrje demokratëve dhe republikanëve, që të punojnë së bashku gjatë këtij viti dhe ta ndajnë përgjegjësinë për lëvizjen e vendit përpara.

KOMENTE