Vicenza, 1 Janar 2011 NOA - Operacion antidrogë i koduar me emrin “Pas pune” në zonën e Vicenzas në Itali, arrestohen pesë persona mes të cilëve dy të rinj shqiptarë dhe pronari i një klubi nate.
Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se pesë të arrestuarit janë, Astrit Shamku, i njohur në zonën përreth me shkurtimin Titi, Bilbil Cani, që të dy 28 vjeçarë dhe emigrantë nga Shqipëria me banim në Bressanvido.
Po mbreme, u vunë në pranga edhe shtetasit italianë: Marco Brusarosco, 39 vjeç, rezident në Torri di Quartesolo, pronar i barit klub nate, baristi i lokalit, Nicola Ferretto, 36 vjeç dhe Alessandro Sarto, 40 vjeç nga Vicenza.
Nga hetimi i kryer doli se në lokalin ku punonin të arrestuarit, bëhej tregti kokaine dhe kjo ndodhte prej disa vitesh.
Në bar u bllokuan 215 gramë kokainë e pastër kurse pas kontrollit që vazhdoi, dy shqiptarëve iu kapën si provë materiale 85 gramë kokainë që policia tha se ishte e një cilësie të lartë. Kokaina u shitje klientëve me çmimin 100 euro grami.
Nicoletta Fortuna, avokate e Shamkut, arriti sot ta nxjerrë klientin e saj nga burgu pak orë më vonë duke fituar arrestin shtëpiak kurse avokatja e Canit, Michela Cressoni nuk ia doli dot.
j.m/e.r/NOA