English

Papa kërkon paqe dhe liri fetare në ditën e Vitit të Ri

Vatikan, 1 Janar 2011 NOA/DW - Papa Benedikt XVI u shpreh sot, në ditën e Vitit të Ri 2011 për paqe dhe liri fetare në të gjithë botën.

Gjatë shërbimit tradicional të meshës në katedralen e Shën Pjetrit, ai tha se njerëzimi nuk duhet të mësohet me konflikte, që kërkojnë viktima dhe që vënë në lojë të ardhmen e popujve.

Përballë diskriminimit në rritje dhe mungesës së tolerancës, para së gjithash përballë të krishterëve, kreu i Kishës Katolike kërkoi masa konkrete të qeveritarëve në vendet e prekura.

KOMENTE