English

Plas zjarr në aeroplan, 3 të vdekur e 30 të plagosur

Moskë, 1 Janar 2011 - Tre vetë kanë humbur jetën sot dhe më se 30 të tjerë janë plagosur, kur një aeroplan të udhëtarëve e ka kapluar zjarri, derisa ai përgatitej për ngritje nga pista e aeroportit në Surgut të Lindjes së Largët ruse.

Aeroplani Tu-154, me afro 130 njerëz, po përgatitej për fluturim prej këtij qyteti në Siberi, që është i pasur me naftë, për në Moskë, kur njërën nga makinat e tij i përfshiu zjarri.

Sipas raporteve nga Rusia, Ministri i Transportit, Igor Levitin, tha se “nuk mund ta përjashtojmë asnjë shkak, përfshirë edhe sulmin”, citon radio Free Europe.

KOMENTE