Tiranë, 2 Janar 2011 NOA – Nëse jeni duke parë televizor dhe nuk kuptoni se programi që po ndiqni është ndërprerë për hapësirat publicitare, do të shtangeni teksa shihni një avion që avitet të përplaset në një zonë turistike plot me njerëz.
Por në çastet e fundit të reklamës kupton se e gjitha ishte një lojë sepse asnjë aksident nuk po ndodhte dhe avioni që dukej sikur binte siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, ishte vetëm një lojë në funksion të publicitetit.
Reklama e guximshme është prodhuar për agjencinë e udhëtimeve holandeze x-travel me qendër në Roterdam, e njohur për tarifa të ulëta në paketa turistike.
{youtube}tXA5rBQVtQE{/youtube}