English

Shndërrimi në një shtet të dështuar

Nëse në vitin 2011 shtetit të pavarur të Kosovës nuk ia bashkëngjesim sovranitetin dhe shoqërisë kosovare nuk ia bashkëngjesim zhvillimin ekonomik, atëherë, pothuajse me siguri, nga një shtet i dobët do të shndërrohemi në një shtet të dështuar

Nga Albin Kurti

Viti 2010 ka qenë një vit i rëndë për qytetarët e Kosovës. Të gjitha problemet kapitale të vitit 2009 janë bartur edhe në vitin 2010 dhe madje janë intensifikuar. Varfëria e papunësia janë rritur, shteti i Kosovës as këtë vit nuk i kontrolloi kufijtë e vet, strukturat e Serbisë u toleruan nga pushteti edhe në vitin 2010, ndërkaq qyteti i Mitrovicës mbeti i ndarë.

Në anën tjetër, Lëvizja VETËVENDOSJE!, sidomos në fund të këtij viti, ka përjetuar rritjen më të madhe në gjithë periudhën sa ekziston.

Pra, gjatë këtyre pesë vjet e gjysmë, në vjeshtën dhe dimrin e këtij viti kemi pasur anëtarësinë më të madhe dhe njëkohësisht kemi pasur struktura të konsoliduara të rrjetit të VETËVENDOSJE!-s si asnjëherë më parë.

Gjithë këtë kapital tonin fizik e intelektual ne do ta përdorim që problemet e vitit 2010 të mos i kemi në vitin 2011, për shkak se jemi të bindur se në qoftë se në vitin 2010 Kosova nuk bëhet me sovranitet dhe me zhvillim ekonomik.

Pra nëse në vitin 2011 shtetit të pavarur të Kosovës nuk ia bashkëngjesim sovranitetin dhe shoqërisë kosovare nuk ia bashkëngjesim zhvillimin ekonomik, atëherë, pothuajse me siguri, nga një shtet i dobët do të shndërrohemi në një shtet të dështuar.

KOMENTE