Pakistan, 1 Janar 2011 NOA - Nga sulmet ajrore
të tre aeroplanëve të Shteteve të Bashkuara pa ekuipazh, në pjesën
veriperëndimore të Pakistanit, janë vrarë sot në ditën e parë të Vitit të Ri 2011,
së paku 15 vetë.
Zyrtarët e inteligjencës së Pakistanit thanë se cak i sulmeve ishin militantët
në rajonin e Vaziristanit Verior, raporton radio Free Europe.
Të premten, nga një sulm i aeroplanit amerikan pa ekuipazh, raportohet se është
goditur një konvoj në Vaziristanin Verior, me ç’rast janë vrarë pesë
vetë.
Më se 100 sulme të këtilla janë ndërmarrë gjatë vitit 2010, në rajonin kufitar
veriperëndimor.
Territori pakistanez afër kufirit me Afganistanin, konsiderohet se është bazë e
talibanëve dhe e al-Kaidës.