English

Viti i Ri 2011, si u prit në mbarë botën (VIDEO)

Miliarda njerëz në mbarë botën e kanë pritur Vitin e Ri në hare dhe gëzim, plot stil dhe spektakle ekstravagante.

Në sheshet më të njohura të botës, në Times Square të Nju Jorkut, në Champs-Elysees të Parisit, pastaj në Millenium Wheel të Londrës, e në qytete të tjera në Evropë dhe në Botë, janë tubuar qindra mijëra njerëz, për t’i thënë lamtumirë Vitit 2010 dhe për ta përshëndetur Vitin e Ri, 2011.

Sheshet e kryeqyteteve të botës u mbushën nga miliarda njerëz të cilët nën shkëlqimin e fishekzjarrëve shumëngjyrëshe i dhanë lamtumirën 2010-ës.

Në Tokio, Seul, Sidnej, Hong Kong dhe të gjithë Lindjen e Largët, 2011-a trokiti më herët.

Për shkak të dallimeve kohore, Viti i Ri, më së pari u prit në vendin e vogël të Paqësorit, Kiribati, që ka afro 6 mijë banorë.

Në Rusi viti i ri festohet 9 herë, për shkak të ndryshimeve të orës në disa zona të vendit, por spektakli i vërtetë ishte në sheshin e kuq të Moskës.

Në Champs-Elysees të Parisit atmosfera ishte shumë e ndezur, por jo nga fishekzjarrët. Banorët e qytetit të dritave dhe qytetit më romantik të botës rrethuan Kullën Eifel që më dritat e saj i dha 2011-ës një fillim vezullues.
Në Millenium Wheel të Londrës Viti i Ri erdhi me gongun e orës së madhe dhe me një spektakël fishekzjarrësh që zgjati 10 minuta e që i dha qiellit ngjyrat më të bukura të festës.

Një spektakël madhështor u pa në Rio De Zhaneiro të Brazilit.

Në plazhin legjendar Kopakabana rreth dy milionë brazilianë e pritën vitin e ri në piskun e vapës së verës duke kërcyer samba dhe duke hedhur fishekzjarrë. Spektakli zgjati 20 minuta.

Në Nju Jork, numërimi për së mbrapsht deri në mbërritjen e vitit 2011 u bë nga plot 1 milionë njerëz të derdhur në Times Square.

Zbritja e përvitshme e topit gjigand, të njohur me emrin “Waterford Crystal”, shënoi edhe ndërrimin e moteve. Fishekzjarret ndriçuan qiellin mbi Nju Jork, ndërsa topi po zbriste nga lartësia dhe turma brohoriste “Gëzuar Viti i Ri”.

{youtube}6oGD3A24plY{/youtube}

Anembanë botës duke nisur nga Sidnej, Australi

{youtube}cNbfNrKKceI{/youtube}

Në Hawai

{youtube}Hp1FXBqnZtQ{/youtube}

Në Gotenborg të Suedisë

{youtube}94i36SJfPnk{/youtube}

Në Dubai

{youtube}t8NMCFNWFmY{/youtube}

Londër

{youtube}tiQe6r5URN4{/youtube}

Në Tokio

{youtube}6oGD3A24plY{/youtube}

Në Hong Kong

{youtube}_4rnkXW3ItQ{/youtube}

Dhe në fund disa video me pamje nga kremtimet fantastike në Nju Jork

{youtube}gBakfysY_tE{/youtube}

{youtube}IlNdZyHDM3k{/youtube}

{youtube}7Gl9Rd7QyIk{/youtube}

{youtube}NwyOpijNbgo{/youtube}

{youtube}VVfpIKm8LT0{/youtube}

{youtube}6oGD3A24plY{/youtube}

KOMENTE