Berlin, 2 Janar 2011 NOA/DW - Qindra personalitete të njohura nga fusha e politikës, ekonomisë, kulturës dhe sportit kanë kërkuar nga Irani në gazetën "Bild am Sonntag" lirimin e dy reporterëve të kësaj gazete të burgosur prej më shumë se 80 ditësh.
Reporterët ishin arrestuar në tetor gjatë një përpjekje për të intervistuar djalin dhe avokatin e gruas iraniane Sakineh Mohammadi-Ashtiani, e dënuar me vdekje duke u qëlluar me gurë për shkak të tradhëtisë së saj bashkëshortore.
Sipas të dhënave iraniane, ata nuk ishin akredituar më parë si gazetarë.
Djali i Ashtiani u lut në një konferencë për shtyp në Täbris për mëshirë ndaj nënës së tij.