Athinë, 2 Janar 2011 NOA/ DW - Greqia dëshiron të shënojë kufijtë e vendit të saj me Turqinë me një gardh që të parandalojë hyrjet e paligjshme të njerëzve në vendet e BE-së. Shoqëria greke ka arritur që kufijtë e saj t’i kthejë në vendpritje për emigrantët ilegalë, tha ministri në kabinetin grek, Christos Papoutsis.
Kufiri kombëtar i gjatë rreth 200 km. është bërë një portë kryesore për refugjatët, qysh kur u ashpërsua kontrolli i rrugëve detare.
Më shumë se 80 për qind e emigrantëve ilegalë ndërkaq kalojnë përmes Greqisë për në vendet e Bashkimit Evropian.
Prandaj qeveria në Athinë para dy muajsh kishte kërkuar mbështetjen e zyrës për mbrojtjen e kufirit të BE-së-Frontex.
Qysh prej nëntorit rreth 200 zyrtarë të agjencisë së bashku me kolegët e tyre grekë kontrollojnë lumin kufitar Evros.