English

Kili, tërmet i fortë 7.2 ballë, ndjehet dhe në Argjentinë (VIDEO)

Kili, 3 Janar NOA- Kili qendror u godit nga një tërmet me intensitet 7,2 ballë të shkallës Rihter. Sizmografët amerikanë thanë se epiqendra e tij është lokalizuar në det, në brigjet e rajonit Araucanía.

Për shkak të goditjes së fortë sizmike, ky qytet mbeti pa energji elektrike, ashtu si dhe lokalitete të tjera në të njëjtin rajon dhe në Biobar.

“Nuk ka asnjë rrezik të një cunami pas këtij tërmeti të fortë në Kilin qendror”, deklaruan pak më parë autoritet vendase.

Tërmeti u ndje edhe në Argjentinën jugore. Tërmeti i sotëm erdhi pas një seri tronditjesh me intensitet më të vogël gjatë fundjavës.

a.e./NOA

Shikoni dhe një video amatore:

{youtube}EQc7-uNwDeM{/youtube}

KOMENTE