English

Kina vendos të lëshojë sondën e saj në Mars

Pekin, 2 janar 2011 – Për herë të parë edhe Kina do të lëshojë sondën e saj në planetin Mars dhe këtë gjë do ta realizojë brenda vitit që sapo hyri, parashihet në vjeshtë.

Pohimi u bë zyrtar nga Agjencia zyrtare Ksinhua e cila tha se sonda Yinghuo-1 duhej të lançohej me një rekatë ruse në tetor, 2009 nga kozmodromi Bajkonur në Kazakistan.

Lançimi u shty, dhe tashmë një zyrtar kinez tha se nisja e sondës do të bëhet në tetor të vitit që hyri.
Kina ka plane ambicioze në gjithësi. Një sondë kineze tashmë është rrotulluar rreth Hënës, dhe vendi shpreson që atje të dërgojë një sondë pa ekuipazh në vitin 2013.

KOMENTE