Mitrovicë, 2 Janar 2011 NOA – Komuna e
Mitrovicës merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për varrimin e të gjithë banorëve
të saj që ikin nga kjo botëm citon korrespondenti i agjencise NOA, vendimin me te fundit te pushtetit lokal.
Ky është një ndër vendimet më të rëndësishme që janë marrë në Kuvendin e Komunës, pohon kryetari Avni Kastrati.
Ai tha se anëtarët e Kuvendit të komunës kanë miratuar draft-propozimin për Rregulloren për transparencë, duke e konsideruar këtë si një dokument mjaft me rëndësi, i cili tash do të vihet në diskutim publik.
Kuvendarët kanë mbështetur propozim-vendimin e kryetarit të komunës, që komuna të mbulojë të gjitha shpenzimet për varrimet e të gjithë qytetarëve të komunës.
Mbeti që të specifikohen gjërat në lidhje me këtë projekt, që u vlerësua shumë human, - pohon kryetari i komunës, Avni Kastrati.
Është hera e parë që një qytet shpall nisma të tilla, që ndihmojnë sidomos familjet me të ardhura të pakta ekonomike.
Gjithsesi nuk është e qartë nëse vendimi që hyri në fuqi do të përfshijë shpenzime varrimi edhe për shtetas që humbin jetën jashtë Mitrovicës apo edhe jashtë Kosovës. Dihet se në raste të tilla shpenzimet për transferim e transport janë tejet të mëdha.
a.b/NOA