English

Netanjahu: I gatshëm për bisedime direkte me liderin palestinez

Tel Aviv, 3 janar 2011 - Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu tha se është i gatshëm të zhvillojë bisedime direkte me presidentin palestinez deri sa të arrihet marrëveshja paqësore.

Lideri palestinez Mahmud Abas ka thënë se Izraeli duhet ta ndërpresë ndërtimin e lagjes së diskutueshme hebreje përpara se të fillojnë bisedimet.

Netanjahu e hodhi poshtë kërkesën e tillë, por theksoi se është i gatshëm të bisedojë për të gjitha çështjet. /rfe/

KOMENTE