English

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 2 janar 2011 NOA – Masat ajrore te thata e te ftohta do te mbeten prezent ne te gjithe rajonin e Mesdheut si edhe vendin tone.

Qe ne oret e para te mengjesit të së hënës, moti i kthjellet do te dominojne ne te gjithe vendin POR temperaturat do te jene te ulëta sidomos ne zonat malore ku vlera minimale do te shkoje deri ne – 6 grade Celsius.

Qytetet me te ftohta do te jene Korça, Erseka, Bilishti si edhe qytetet veriore: Bajram Curri, Puka, Kukesi, Peshkopia. Edhe ne zonat bregdetare do te ndihet i ftohti.

Për ditën e Hënë 3 janar 2011, temperatura më e ulët pritet të shënohet edhe këtë të hënë në Korçë, -6 gradë Celsius. Kurse më e larta, në Sarandë, 14 gradë Celsius.

Prishtina do të arrijë temperaturën edhe më të ulët prej -6 gradë Celsius kurse në Evropë, Oslo do të arrijë deri në -18 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë sërish në Athinë, 19 gradë Celsius.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne te gjithe vendin duke perjashtuar kalime vranesirash te lehta ne zonat malore pergjate kufirit Lindor.

Ne kushtet e motit te kthjellet dhe te ftohte do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin pasardhes.

Temperaturat ajrit ne vlerat e mengjesit do te qendrojne konstante por mesdita do te sjelle nje renie te lehte te temperaturave ne te gjithe Shqipërinë.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim juglindor duke bere qe dallgezimi ne Adriatik dhe Jon do te jete 2 balle.

Europa

Mot i– E hënë, 3 janar 2011

Nje qender me presion te ulet atmosferik do te vendoset ne rajonin e mesdheut dhe gadishulline ballkanit shoqeruar nga fronte te ftohta atmosferike duke bere qe vranesirat dhe reshjet e shiut e debores te perfshijne keto zona.

Problematike situata paraqitet ne ishujt Britanike ku reshjet e shiut dhe te debores do te bien gjate gjithe dites.

Po ashtu vranesira dhe reshje shiu e debore do te kete ne verilindje te Europes por intensiteti i tyre do te jete i dobet.

Stuhire e eres do te perfshijne Portugaline dhe Spanjen ndersa pjesa me e madhe e kontinentit do te dominohet nga moti i kthjellet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

E hene, 3 janar 2011

Rajoni i Mesdheut alarmon per debore te dobet dhe temperatura te ulta;

Kroacia dhe Italia rrezikohet nga temperatura te ulta.

Portugalia dhe Spanja rrezikojnë stuhi ere dhe dallge te larta.

e.r/NOA

KOMENTE