English

Përgjaket Aleksandria, mbi 21 të vrarë në shpërthim bombe

Aleksandri, 2 Janar 2011 - Shpërthimi jashtë një kishe në Aleksandri të Egjiptit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 21 vetëve. Atentati erdhi pasi një grup që besohet se ka lidhje me al Kaedën lëshoi në muajin nëntor kërcënime kundër kishave egjiptiane.

Njoftimet fillestare sugjeruan se shpërthimi u shkaktua nga një makinë bombë, por autoritetet thanë se kishte gjasa që të ketë qenë një sulm vetëvrasës.

Shpërthimi ndodhi pak pas mesnate dhe kur qindra besimtarë po dilnin nga mesha e vitit të ri në kishën ortodokse egjiptiane.

Skeleti i makinës së shkatërruar ndodhet përballë kishës, por policia po heton burimin e bombës.

Muret e Kishës dhe të një xhamie që ndodhet pranë saj janë mbuluar me gjak.

Të gjitha xhamat e dritareve të xhamisë janë thyer dhe shkatërrime ka patur edhe brenda. Kisha ka pësuar dëme.

Ministria e Brendshme e Egjiptit tha se në mes të plagosurve ishin edhe tetë myslimanë nga një xhami në anën tjetër të rrugës.

Pas shpërthimit, qindra të krishterë protestuan. Ata sulmuan xhaminë, iu vunë zjarrin makinave dhe u përleshën me policinë.

Disa të krishterë njoftohet se janë përleshur me policinë pasi hynë me forcë në xhami, raporton BBC.

{youtube}eSBJvs9zdWM{/youtube}

Zyrtarë të qeverisë thonë se ishin marrë masa intensive sigurie përpara festimeve për vitin e ri.

Nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, por në Egjipt siguria është forcuar pasi Al Kaeda kërcënoi të krishterët atje ndërsa sulmoi një kishë në Bagdad.

Presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, mbajti një fjalim televiziv, gjatë të cilit ai tha se terroristët kishin sulmuar kombin.

Ai u bëri thirrje myslimanëve dhe të krishterëve që të qëndronin të bashkuar për të luftuar terrorizmin.

Mubarak tha se sulmi në Aleksandri mbante vulën e duarve të huaja që kërkonin të destabilizonin Egjiptin.

Dhuna sektariane ka pësuar një rritje në Egjipt vitin e kaluar. Analistët thonë se rritja e islamit politik dhe paaftësia e qeverisë për të adresuar shqetësimet e komunitetit ortodoks të krishterë, i ka nxitur më tej tensionet.

{youtube}eSBJvs9zdWM{/youtube}

KOMENTE