English

Të rinjtë, të arsimuar, por në ankth për të ardhmen

Nga Rachel Donadio

LECCE, Itali — Francesca Esposito, 29 vjece dhe me arsimim te plote akademik, ndihmoi te fitonte me miliona euro, nje nga agjencitë kryesore shtetërore ne Itali, ne aferat e falsifikimeve te aftesive te kufizuara te rreme dhe padive te tjera per punedhenesin e saj. Por nje dite, vjeshten e kaluar, ajo hoqi dore nga puna, e trishtuar dhe plotesisht e zhgenjyer nga fakti, se sa keq ndihesh te jesh i ri ne Italine e sotme.

Kjo eksperience i tregoi asaj se edhe pse me kompetencat profesionale te saj dhe me rrjedhshmerine ne pese gjuhe, ishte pothuajse e pamundur te gjeje nje pune te paguar. Ajo mendonte se puna e papaguar si asistente avokatie nuk ja vlente, aq me teper te punonte per rrjetin e siguracioneve sociale italiane. Francesca jo vetem qe punonte pa pagese per byrone drejtuese, te cilet aktualisht i kane te rinjte ne rradhe per pune, por perpjekjet e saj nuk i siguronin asnje lloj te drejte per pensionim.

¨Ishte absurde,¨ shprehej Znj. Esposito, nje grua e forte por e zhgenjyer.

Zhgenjimi i te rinjve ka shperthyer dhe ndonjehere dhunshem ne rruget e Greqise dhe Italise gjate javeve te fundit, ku studentet dhe disa anarkist radikal kane protestuar jo vetem per masat e rrepta ne kete ekonomi standarte, por per kete realitet ne rritje ne Europen Jugore.

Njerezit si Znj. Esposito gjenden gjithmone dhe me shume te deshperuar dhe ne dileme per te ardhmen e tyre. Ekspertët paralajmërojnë se kjo paqëndrueshmëri në financat e shtetit dhe te shoqërisë më gjerë, si brezi më i arsimuar në historinë e Mesdheut, do te shfaq këto mangësira dhe ¨Handikap¨ ne tregjet e punës.

Politikanet gradualisht po kuptojnë pse presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, i dha prioritet te premten ne urimin e tij te fund vitit kësaj ¨plage qe godet te rinjtë e arsimuar¨, jave pas protestave kundër shkurtimit te buxhetit ne sistemin universitar.

Guliano Amato, ekonomist dhe ish kryeministër i Italisë, ishte edhe me i shokuar. ¨Tani pak njerëz refuzojnë te kuptojnë se protestat e te rinjve nuk janë thjesht protesta kundër reformave universitare, por kundër situatës te përgjithshme, sesi brezi i vjetër administrativ po i ¨ha¨ te ardhmen këtyre te rinjve,¨ deklaroi se fundmi tek Corriere della Sera, një nga gazetat me famoze italiane.

E bija e një zjarrfikësi dhe e një mësueseje e shkollës se mesme, Znj. Esposito ishte e para nga familja e saj qe u diplomua ne kolegj dhe qe studioi gjuhe te huaja. Ajo është diplomuar për juridiksion ne Itali, ka një diplome masteri ne Gjermani dhe një praktike ne Gjykatën Europiane te Luksemburgut. Por e gjithë kjo përsëri nuk i jep prioritet për tu punësuar.

¨Une e kam te gjithe diplomimin e duhur, vetem nje certifikate vdekjeje me mungon,¨- shprehet me ironi Znj. Esposito.

Edhe perpara se te godiste kriza ekonomike Europen Jugore, nuk ishte e lehte te beje karriere. Zhvillimi i ngadalshem dhe mungesa e meritokracise ka ndikuar shume ne gjetjen e nje pune ne Itali, Greqi, Spanje dhe Portugali.

Sot me shtimin e masave te rrepta, me shume njerez gjenden duke luftuar per te kapur mundesite e pakta qe ofrohen.

Kjo eshte ne fakt nje lufte e shumezuar me zero e te rinjve kunder gjithe pjeses se vjeter qe mban peng postet me te privilegjuara administrative dhe per rrjedhoje tregun e punes.

Si rezultat, kjo semundje ka kapur gjithe te rinjte. Disa dalin ne rruge te protestojne, te tjere emigrojne ne Europen Veriore dhe pjesa e inteligjences qe behet pjese e largimeve ¨brain drain.¨ Te tjeret vuajne ne heshtje, bile duke jetuar ne shtepite me prinderit sepse nuk perballojne dot te largohen.

“Ne na quajne brezi i humbur¨ thote Coral Herrera Gomez, 33 vjece e cila ka nje doktorature ne shkencat humane por qe akoma jeton me prinderit ne Madrid sepse ajo nuk mund te gjeje nje pune stabel. ¨Une nuk jam aq e re, por qe dhe nuk mund te quhem nje e rritur me nje pune timen.¨

Ka ekzistuar nje debat kombetar per vite ne Spanje mbi ¨mileuristas,¨ peudonim per te diplomuarit e univeriteteve ku mundesia me e mire e pages eshte ajo prej 1,000 euro ose 1,300 dollar ne muaj. Znj. Herrera ndodhet ne fund te kesaj sfide.

E zhgenjyer me 600 euro ose 791 dollar ne muaj, prapa katedres duke punuar si mesuese e drames, Znj. Herrera ka vendosur te levize ne Costa Rica per te punuar ne nje universitet atje.

Ajo fliste ndersa ne televizionin e madh ne mur ne nje lokal ne Madrid, nje grua 106 vjecare po shpjegonte se ngrenja e salciceve te gjalla ka qene kyci i jetegjatesise te saj. Paradoksi nuk mund te qe me real.

Ne fakt, ekspertet paralajmerojne nje fatkeqesi demografike ne Europen Jugore, e cila ka te beje me nivelin me te ulet te lindjeve ne boten perendimore. Hasen probleme mes pensionisteve qe jetojne gjate dhe te rinjte qe fillojne pune me vonese dhe paguajne me pak taksa sepse nuk i perballojne me te ardhurat e tyre.

Eshte vetem nje çështje kohe perpara se parate te ¨avullojne¨ nga arkat e shtetit.

¨Ajo qe ne kemi eshte skema e Ponzit,¨ thote Lawrence Katlikoff, nje ekonomist ne Univeritetin e Bostonit, ekspert ne politikat fiskale.

Ai thote se sistemi i pagesave ¨Pay as you go¨ ne sigurimin shëndetësor dhe social eshte nje kolaps fiskal ne Europen Jugore dhe pertej ¨Neqoftese ky nivel lindjeje do te vazhdoje kaq i ulet, bota nuk do te njohi me Italiane, Spanjolle, Greke, Portugez dhe Ruse¨ thote ai ¨Une parashikoj qe atehere kinezet Europen Jugore.¨

Problemi shkon pertej papunësisë te te rinjve, i cila eshte 40 % ne Spanje dhe 28% ne Itali, por ka te beje dhe me nivelin e ulet te punesimit ne pergjithesi. Sot te rinjte ne Europem Jugore jane totalisht te shfytezuar pikerisht nga mekanizmi qe ne fakt lindi si mjet per te ndihmuar tregun e punes, si psh kontratat e perkohshme.

Per shkak se taksat mbi te ardhurat dhe kostot e heqjes nga puna jane akoma te larta, bizneset ne Europen Jugore ngurojne te marrin punonjes me kohe te plote, prandaj eshte rritur numri i te rinjve qe punesohen me pagesa te uleta, me praktika trajnimesh ose kontrata te perkohshme duke iu ofruar te ardhura te uleta dhe asnje stabilitet.

¨Ky eshte brezi me i mire arsimuar ne historine e Spanjes, dhe ata po hujne ne nje treg pune jo eficient per potencialin e tyre,¨ thote Ignacio Fernandez Toxo, udheheqesi i Komisionit Obreras, nje nga dy sindikatat me te medha te punes ne Spanje. ¨Kjo eshte nje tagjedi per shtetin tone.¨

Por te rinjte vazhdojne te mendojne se pikerisht udheheqes te sindikatave te punetoreve si Z. Fernandez dhe partite e majta te cilet ata kane qene historikisht te lidhur, jane pjese e problemit. Ata shikohen ende si ruajtes se moshave te vjeter neper administrata, sesa si stimulues i te rinjve per te hyre ne tregun e punes.

Per Dr. Kotlikoff, zgjidhja eshte e thjeshte ¨Ne duhet te ndryshojme ligjet e punes. Jo gradualisht por sa me shpejt.¨

Akom ne Greqi, Itali, Portugali dhe Spanje nuk shenohet ndonje ndryshim ne negociatat midis qeverise, sindikatave dhe buzneseve te cilet luftojne fort per interesat e tyre

Per shkak se moshat e vjetra ngelen potenciali i larte i votave, reformat per punesimin lihen ne dore te dyte dhe te trete nga qeverite, interesi i tyre fokusohet tek marrja evotave sesa tek zhvillimi ekonomik i vendit.

I pyetur ne nje konference vitin e kaluar, rreth ndryshimeve te sistemit dy-shtresor ne Itali, ministri i finances se qendres se majte Gulio Tremonti, thjesht thote ¨Nuk mund te besh ndryshime drastike ne sistemin e punesimit¨

Masat e reja te rrepta ne Spanje ku ende niveli i papunesise eshte 20%, me i larti ne BE, jane akoma duke i ngushtuar mundesite e punesimit. Spanja ka premtuar ne rritjen e moshes se pensionit nga 65 ne 67, por pergjate nje plani 20 vjecar.

¨Tani njerezit dalin ne pension ne je moshe te hershme, rreth 55 vjecare¨ thote Sara Sanfulgencio, 28 vjece, e cila ka nje diplome masteri ne marketing por eshte e papune dhe jeton me nenen e saj ne Madrid dhe ka nje dyqan kepucesh. ¨Por neqoftese une nuk filloj pune 28 vjece dhe duhet te pensionohem ne 55, atehere do te qe absurde¨

Ne Itali, Znj. Esposito po mbaron praktiken si avokate te nje firme private ne Lecce. Ajo paguhet pak por qe eshte me e qete ne krahasim me punen e papaguar shteterore qe bente me pare¨

¨Une jam nje studente e penduar¨ thote Znj. Esposito ¨Nese do te kisha nje mundesi te dyte, nuk do te kisha vazhduar shkollen por thjesht do te filloja pune.¨

Marrë nga New York Times

Foto: Nadia Shira Cohen pozon per The New York Times

KOMENTE