Malishevë, 2 janar 2011 NOA - Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 1 Janarit në Malishevë, është krim i rëndë, me pasoja tragjike për familjen e të vrarit dhe të lënduarve, vlerëson Lëvizja Vetëvendosje!
Në një komunikim me agjencinë NOA, Lëvizja Vetëvendosje! theksoi sonte se dënon këtë akt që rezultoi me një vrasje dhe dy plagosje dhe shpreh keqardhjen e saj, si dhe ngushëllimet për familjen e të vrarit dhe të të lënduarve.
Për Vetëvendosje, çdo formë e këtillë e veprimit, pavarësisht motiveve dhe nga kushdo që kryhet, është e papranueshme moralisht e ligjërisht.
“Sot, më tepër se kurrë, është e nevojshme të mos e humbim kthjelltësinë si shoqëri dhe të dallojmë se ku janë problemet e vërteta të Kosovës”, - vlerëson Lëvizja Vetëvendosje!
Duke shtuar se problemet personale nuk duhet të politizohen dhe as problemet politike nuk duhet të personalizohen.
a.b/NOA
LEXONI GJITHCKA MBI NGJARJEN