Malishevë, 2 Janar 2011 NOA – Një i ri ka gjetur vdekjen pasi u sulmua nga persona të armatosur. Një përleshje për shkaqe dhe rrethana të paqarta, ku dy të tjerë u plagosën rëndë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në restorantin "Keshtjella" qe shihni ne foto, ne fshatin Banjë të Malishevës.
Në rrethana ende të paqarta, mes disa të rinjve shqiptarë, banorë vendas, ka nisur një përleshje e dhunshme ku nuk munguan armët e zjarrit.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në mes të disa personave, tre djem janë plagosur rëndë. Ata janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Por si pasojë e plagëve fatale njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë, Ndërsa dy të tjerët, duke qenë se gjendja e tyre mbetej e rëndë, janë transportuar në Qendrën Spitalore të Prishtinës për trajtim më të specializuar mjekësor.
Një grup hetimor shkoi në vendin e vrasjes dhe raportoi se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Korrespondenti i agjencise NOA raporton se postblloqe policore janë ngritur por deri pasdreken e sotme ende nuk ka asnjë arrestim.
a.b/NOA
Zbardhet emri i viktimes