Palestinë, 2 janar 2011 - Vritet një palestinez
në Bregun Perëndimor. Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë thanë se një i ri
palestinez është vrarë sot në një postbllok në Bregun Perëndimor.
Gjysmëhëna e Kuqe palestineze tha se Mohamed Daragme, i cili ishte në të
njëzetat, u qëllua për vdekje në verilindje të qytetit Nablus, në veri të
Jeruslalemit.
Nga radio Free Europe raportohet se viktima i kishte sulmuar trupat izraelite. Një
zëdhënës i ushtrisë izraelite i konfirmoi raportet palestineze se ai nuk ka
qenë i armatosur, dhe shtoi se incidenti po hetohet.